proceniusi Channel profile

Join: May 10, 2007

Name: proceniusi

Gender: Male

Hometown: prishtina

Location: prishtina, AL

Videos Watched: 1767

Subscribers:

Channel Views: 70

Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot. Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem, Dua ta djek trupn' e kretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë, Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë. Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni. O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë. Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar, Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

Videos (3)

letra e nanes II

  • Length: 6:41
  • Rating Average: 5.00 from 1 people
  • View Count: 71
  • Author: proceniusi

Tags: nana 

Reshat Arbana

letra e nanes I

  • Length: 6:22
  • Rating Average: 5.00 from 1 people
  • View Count: 154' favoriteCount='1
  • Author: proceniusi

Tags: Kosova 

Reshat Arbana

Krimet e Serbis ne Kosovë

  • Length: 9:53
  • Rating Average: 5.00 from 1 people
  • View Count: 999
  • Author: proceniusi

Tags: Kosovë  Krimet  ne 

krimet ne Kosovë të bëra nga ushtria paramilitare serbe

Favorites (0)

There is no favorite listing by proceniusi Channel





Partneret: Muzik Shqip  Albanian Downloads  Kosova Music  Free Software  Top Wallpapers
            World Downloads  Muzik Shqiptare  Portokalli Shqip  Mp3 Shqip  Horoskopi
        Shkarko Music  Tirana Web  Filma Shqip  Morevesh  Sms Falas  Femra Shqiptare