Added: Jul 4, 2008
From: albaviator
Duration: 3:9
Ky videoclip i kushtohet bombarduesit te vetem shqipetar H-5. Ky avion u mor nga Kina diku nga fundi i viteve 60te, qellimi i marrjes se tij nuk ishte roli kryesor per te cilin edhe ishte ndertuar, bombardimi, por per stervitjen e reparteve te Mbrojtjes Kunder Ajrore. Avioni merrte pjese ne shume stervitje duke luajtur rolin e sulmuesit armik i cili vinte nga cdo ane e horizontit. Nga prapa terhiqte nje 'kon' aerodinamik te varur ne nje kavo celiku, 250m nga bishti. Avioni kryente sulme te rreme duke u futur ne piken imagjinare te zjarrit kunderajror. Baterite kunderajrore te te gjitha kalibrave reagonin me shpejtesi duke u perpjekur te asgjesojne objektin armik (konin). Duhet thene se ne shume raste koni eshte asgjesuar me sukses te plote. Por ka patur edhe disa raste qe per pak kane perfunduar ne aksident. Me Forcat Ajrore H-5 sherbeu per rreth 30 vjet deri ne vitin 1997 qe jepet si viti i terheqjes se tij nga sherbimi aktiv. Duhet thene se per kohen e vete ky ishte nje nga avionet me te mire te kategorise se vete, duke ja kaluar vetem Britaniku i famshem Electric Canberra. Il-28 eshte nje bombardues i mesem me ekuipazh prej tre vetash, nje pilot, navigator/bombardues/mitralier, dhe mitralieri i seksionit fundor. Avioni eshte ne gjendje te fluturoje me shpejtesi maksimale 900km/ore, distance maksimale fluturimi 2.180km, lartesi maksimale operative 12.400m. Eshte i afte te dergoje 3.000kg peshe luftarake sebashku me dy cifte topash Nudelman NR-23 (hunde dhe bisht). Sipas piloteve qe e fluturuan Il-28 ishte nje avion i kendshem dhe i lehte per kohen ne manovrim. Nga qe nuk ishte i paisur me aerofrena, per frenimin perdorej nje taktike me hapjen e portave te bllokut te bombave ne bark.
Channel: Entertainment
Tags: aerodrom aeroplan aeroporti albania avion fluturim gjader kucove rinas shqiperia ulje
Rating: 5.00 (3 ratings) Views: 274' favoriteCount='1 Comments: 0
