2/3 - LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT ( 1878 - 1881 )

Added: Jun 12, 2008

From: CHANNELShpendi

Duration: 9:35

Në të vërtetë, një javë pas fillimit të luftës, më 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bënë me anën e dy notave të veçuara një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat (Reichsttadt) të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave të tyre ekspansionistë. Vjena e Peterburgu vendosën të mos ndërhynin ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e të Malit të Zi me Turqinë. Por të dyja palët ranë në ujdi që, po ta fitonte luftën Perandoria Osmane, nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të Gadishullit Ballkanik. Megjithatë, në këtë rast do ta detyronin Portën e Lartë të zbatonte në favor të popullsisë sllave disa reforma si ato që iu dhanë Kretës më 1886, ndërsa po ta fitonte luftën pala tjetër (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do të kalonte nën zotërimin kryesisht të Austro-Hungarisë dhe pjesërisht të Serbisë, e cila do të merrte gjithashtu një pjesë të Kosovës, kurse Mali i Zi një pjesë të Hercegovinës. Bullgaria do të bëhej një shtet autonom dhe Rumelia një vilajet autonom. Në këtë rast Vjena vuri conditio sine qua non që të mos krijohej një shtet i madh sllav në Gadishullin Ballkanik. Kjo do të thoshte që as Serbia nuk duhej të shtrihej deri në Adriatik, as Bullgaria nuk duhej të përfshinte Maqedoninë, sepse, si njëra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisë drejt Egjeut. Në notën austro-hungareze parashihej krijimi i një shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e përfillte fare fatin e Shqipërisë. Në Rajshtat çështja shqiptare hyri për të parën herë në qerthullin e diplomacisë evropiane si çështje politike. Megjithëse aty nuk u mor asnjë vendim, qysh në hapin e parë u shfaqën dy qëndrime të kundërta, që do ta karakterizojnë, tani e tutje, trajtimin e çështjes shqiptare nga kancelaritë e mëdha: njëri i Rusisë, që mohonte krejtësisht të drejtat kombëtare të shqiptarëve, tjetri i Austro-Hungarisë, që kërkonte, veçse pjesërisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenës për krijimin e një formacioni politik shqiptar, ishte e kushtëzuar me futjen e këtij shteti nën protektoratin e saj. Si pasojë e këtyre tre faktorëve - e kalbëzimit të Perandorisë Osmane, e rritjes së lëvizjes çlirimtare dhe e ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha - lindi përsëri në mesin e viteve 70, por me një mprehtësi më të madhe se në të kaluarën, e ashtuquajtura Krizë Lindore. Thelbin e saj e përbënte, si edhe më parë, jo vetëm çështja e çlirimit kombëtar të popujve të robëruar të Perandorisë Osmane, por edhe çështja e ndarjes së zotërimeve të Perandorisë Osmane, në të cilën përfshihej edhe copëtimi i trojeve shqiptare. Shqipëria në fillim të Krizës Lindore (1875-1876) Fillimi i Krizës Lindore i gjeti shqiptarët në marrëdhënie të acaruara me Perandorinë Osmane. Asnjë nga kërkesat e ngritura prej tyre gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nuk ishte pranuar nga Porta e Lartë. Shqipëria nuk gëzonte asnjë të drejtë kombëtare. Në viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjë në duart e nëpunësve turq. Në krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror për t'ua hequr malësorëve venomet tradicionale dhe për t'i futur nën zgjedhën e administratës burokratike centraliste. Vendi nuk ishte lehtësuar as nga pesha e rëndë e taksave, as nga shërbimi i gjatë i nizamit. Me masat centraliste që Porta kishte ndërmarrë pasi shpalli dekretin e dytë të Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856), gjendja e Shqipërisë u keqësua më shumë. Kudo mbretëronte varfëria ekonomike, administrata shtetërore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritarëve dhe krimet e pandëshkuara të hajdutëve. Banorët e Shqipërisë ndodheshin, sipas shprehjes së një dëshmitari të huaj, në "kulmin e varfërisë". Gjykatat burokratike perandorake, të urryera nga shqiptarët, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq e rëndë ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit në Shqipëri. Porta e Lartë vazhdonte t'i diskriminonte shqiptarët, të mos i njihte si komb më vete dhe shqiptarët e tri besimeve si elementë të të njëjtit komb. Ngritja e shkollave shqipe vijonte të ishte e ndaluar, në një kohë kur rrjeti i shkollave të huaja po zgjerohej nga viti në vit. Trojet shqiptare qëndronin të copëtuara ndërmjet vilajeteve të ndryshme. Me këtë copëtim, Porta e Lartë vijonte t'ua mohonte atyre karakterin etnik shqiptar. Vazhdon ne Videon/3

Channel: Nonprofit

Tags: adem  adrian  albin  clirimtare  demaci  demokraci  florin  jashari  kosova  krasniqi  kurti  lir  liri  reçak  uck  vetevendosje 


Rating: 5.00 (4 ratings)    Views: 531' favoriteCount='2    Comments:





Partneret: Muzik Shqip  Albanian Downloads  Kosova Music  Free Software  Top Wallpapers
            World Downloads  Muzik Shqiptare  Portokalli Shqip  Mp3 Shqip  Horoskopi
        Shkarko Music  Tirana Web  Filma Shqip  Morevesh  Sms Falas  Femra Shqiptare