Pavlan dhe Zahaq të Pejës -Njësitet barbare terroriste serbe

Added: Apr 4, 2008

From: CHANNELShpendi

Duration: 4:44

Pavlan dhe Zahaq të Pejës Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku. Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm. -Në fshatin Pavlan u ekzekutuan: 1. Zymer Sadik Gashi (70), 2. Agush Selman Gashi, 3. Liman Hajzer Gashi, 4. Haxhi Rexhë Dreshaj (41), 5. Shaban Tahir Kelmendi(52), 6. Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, 7. Musë Isuf Lulaj (75), 8. Rrahim Salih Nikçi (55), 9. Xheirane Brahim Nikçi(25), 10. Hatixhe Kamer Nikçi (50), 11.Ajshe Avdyli dhe 12. Gashi-Kelmendi (40). -Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona: 1. Zenel Bekë Berisha, 2. Shaban Kasem Neziraj, 3. Sadri Ymer Ramaj, 4. Faton Sadri Ramaj, 5. Valdet Nezir Ramaj, 6. Shpend Rexhë Hyseni, 7. Naim Hajrullah Hyseni, 8. Ismet Hajrullah Hyseni, 9. Haki Hajrullah Hyseni, 10. Sabit Hajrullah Hyseni, 11. Bajrush Avdyl Hyseni, 12. Fehmi Rashit Gjokaj, 13. Hysen Rashit Gjokaj, 14. Ruzhdi Halil Dobraj, 15. Muhamet Halil Dobraj, 16. Halil Halil Dobraj, 17. Bekim Ahmet Delijaj- rom, 18. Shaban Sokol Ramaj, 19. Zymer Osmanaj, 20. Shaban Osmanaj, 21. Fakë Rexhep Murati - mysafir, 22. Demë Ahmet Hatashi, nga Leshani. Në masakrimin e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë: -Formacioni "Frenki", një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - "Frenki", e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe). -"Operativna Grupa" ose "OPG" (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten "Magla" (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. "OPG-ja" mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj. -Njësiti snajperist i Armatës së Tretë "Jugosllave", grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur "Munja" (vetëtima). "Munja", në një raport të organizatës "Human Rights Watch-it" (HRW), përshkruhen se "ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë".

Channel: Nonprofit

Tags: adem  adrian  albin  demaci  demokraci  florin  haradinaj  jashari  kosova  krasniqi  kurti  liri  ramush  reçak  uck  vetevendosje 


Rating: 5.00 (16 ratings)    Views: 2594' favoriteCount='3    Comments:


New: Sejlan - Do te kthehesh  Gresa - Histori dimri  Big Basta - Club Symphony 
Zajmina & Rati - Zarfe Trendafilash  Kosova RTV21 - Vendi Im  Bubulina Krasniqi - Endrra Ime
Produkt 28 - Neser   Julka feat. Big Basta - Gangsta  Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10
 Ingrid Gjoni - Vitamina  Vesa Luma - Edhe per mua do kete nje zemer  Noizy feat. Ani - Kthehem tek ti
  Adelina Ismajli - Trimit tim  The Dreams - Dedikuar Nenes  Kaltrina Selimi - Auto stop
Blero & Leonora Poloska - Crazy  Big Mama - Gati Tu  Shpat Kasapi - Sonte do te pi
 Ento Engjujt feat. Lyrical Son - All Night  Leonora Jakupi - Te falem ty Kosove  Blero - Zemer Bosh
Vagabondi & Hysni Zela - Kosova e Pavarur  Genta Ismajli - Sa ilaqe  Stine - Ti E Meriton
Ciljeta - Doreheqja  Genti - Buzet e nje engjelli  Samanta - Nuk te mbaj dot peng
Anjeza feat. Bertan Asllani - Lum per ty  Besa - Engjejt vrasin njelloj  Valton Krasniqi - E Imja Sje



Partneret: Muzik Shqip  Albanian Downloads  Kosova Music  Free Software  Top Wallpapers
            World Downloads  Muzik Shqiptare  Portokalli Shqip  Mp3 Shqip  Horoskopi
        Shkarko Music  Tirana Web  Filma Shqip  Alb Dream  Sms Falas  Femra Shqiptare