Added: Jun 28, 2008
From: zeriamerikes
Duration: 7:2
Luftrat, varfëria, globalizimi dhe ndryshimi i sistemeve politike janë faktorët kryesorë të imigracionit. Ky fenomen që vazhdon të krijojë probleme politike dhe sociale në Perëndim, mbart historitë e trishtuara dhe ngulmimin e lodhshëm të miliona njerëzve në kërkim të një jete më të mirë. Akademiku dhe shkrimtari shqiptar në Britaninë e Madhe Dr Gëzim Alpion shtjellon temën e identitetit kombëtar shqiptar në shumicën e veprave të tij në gjuhën angleze, por veçanërisht në tre librat Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme? Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nene Tereza, dhe Sikur të Vdekurit të Dëgjonin që sapo është botuar këtu në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Globic Press në Karolinën e Veriut. Libri Sikur të Vdekurit të Dëgjonin është një dramë e cila u vu ne skene ne Angli nga teatri Dreamscape, me regji te Marcus Fernando fillimisht ne vitin 2006 dhe se fundi ne Marsin e ketij viti. Aktualisht Dr Alpion është lektor për Sociologji dhe Studimet e Medias në Universitetit e Birminghamit në Angli. Per tu informuar me shume me keto botime dhe vecanerisht per temen e trajtimit te refugjateve shqiptare ne Perendim ne emisioni Ditari, Zeri i Amerikes zhvilloi nje interviste me shkrimtarin.
Channel: News
Tags: alpion amerikes gezim identiteti imigracioni kombetar nene refugjatet shqiptare tereza zeri
Rating: ( ratings) Views: 353 Comments: 1

aspetosi Says:
Jun 29, 2008 - Shume bukur foli Dr.Apioni---por problemi eshte qe faktor kryesor per te regulluar imazhin Shqiperise ne perendim eshte shteti shqiptar,pasi shteti ka mekanizmat per te bere propagande pro shqiperise ne ato vende ku kemi perfaqsi diplomatike----mirpo SALA eshte nje deficent qe nuk ka haber fare per azgje dhe nuk e kupton qe ambasadat tona ne perendim ne radhe te pare duhet te propgandojne imazhin pozitiv per Shqiperine--kjo esht politika qe duhet te bejne ata ne menyre qe te justifikojne rogen