Added: Jul 7, 2008
From: zeriamerikes
Duration: 3:1
Në Shqipëri presidenti Bamir Topi tha të hënën se problemet politike nuk duhet të infektojnë sistemin e drejtësisë. Komentet e kreut të shtetit u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe vijnë pas një përplasjeje të fortë mes tij dhe shumicës së djathtë e cila rrëzoi 5 kandidaturat e propozuara prej tij për anëtarë të gjykatës së lartë. Këshilli u përfshi në debate të gjata edhe pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë për verifikimin e ligjshmërisë së aktivitetit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu duke e hedhur më pas poshtë këtë kërkesë.
Channel: News
Tags: albania amerikes armand bamir bumci ditari mero presidenti shqiperia topi zeri
Rating: 1.00 (1 ratings) Views: 239 Comments: 0
